Me fillim nga ora 16:45, mbyllet java e 26-të e Superligës së Kosovës.
Në orarin e njëjtë do të zhvillohen tri ndeshje.
Në Podujevë, Llapi pret Prishtinën, që po kalon formë shumë të mirë.
Ismet Munishi me futbollistët e tij, udhëtojnë në Ferizaj.
Kurse në Drenas, zhvillohet ‘derbi i Drenicës. Feronikeli që ende ka shpresa për të dalë në Evropë, ndeshet me rivalin lokal Drenicës.