Derisa jemi në pritje të ndeshjes në “Ettihad” në mes të Manchester Cityt dhe Liverpoolit, e cila do të jetë vendimtare për titullin e Premierligës, kanë ardhur reagimet e para.

Është trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka komentuar këtë sfidë.

Paraprakisht, Guardiola sugjeroi se ai mund t’i lë disa nga lojtarët e tij kyç jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Chelseat, ndërsa Klopp bëri shaka se trajneri i Cityt duhet të luajë poker.

“Çfarë? Ai e tha këtë? Pep… ndoshta ai do të duhej të luante poker”, ka thënë Klopp.

Me një barazim ose fitore, Reds do të shpallen kampion pas 30 vitesh.