Gazetarja dhe komentatorja e Radio Kosovës, Qeqa Krelani ka akuzuar gjyqtarët e Superligës së Kosovës.
Ajo ka thënë se në Kosovë ‘ka gjyqtarë dallavergji dhe amatera’.
“Në Kosovë kemi dy lloje të referave. Refera dallavergji edhe refera amatera!” ka shkruar ajo në Facebook.
Ky status në rrjetin social Facebook i “Qeqës” ka ardhur pasi në xhiron e 24-të në Superligë ka pasur shumë pakënaqësi dhe reagime nga klubet për ndarje të drejtësisë nga gjyqtarët.
Ajo njihet ofendimet e vazhdueshme që ia ka bërë yllit të Kosovës, Edon Zhegrova.