Thellohet edhe më shumë kriza e Werder Bremen.

Skuadra e yllit të Kosovës Milot Rashica, ka humbur në shtëpi nga Eintracht Frankfurt.

Milot Rashica nuk ishte startues në këtë ndeshje, për shkak të një lëndimi.

Ai hyri në lojë në minutën 62-të. Një minutë më herët, u shënua goli i parë në ndeshje nga sulmuesi portugez, Andre Sivla.

Goli i dytë u shënua 10 minuta para fundit të takimit nga Ilsanker,, i cili në minutën e 90-të, shënoi edhe golin e tretë në ndeshje dhe të dytin personal në këtë takim

Werder Bremen vazhdon të jetë e rrezikuar që të sezonin e ardhshëm të zbres në Bundesliga 2.

Aktualisht është skuadra e parafundit në tabelë me 25 pikë./VAR Kosova/