Vajza 6-vjeçare e George Floyd ka dhënë mesazh të fortë pasi vdekjes së babait të saj në duart e një polici.

Një video e vajzës së Floyd, Gianna, që mbahet në shpatullat e ish-basketbollistit të NBA, Stephen Jackson, është bërë virale në mediat sociale.

“Babai im ndryshoi botën”, ka thënë Gianna me një buzëqeshje në fytyrë. Dhe pas saj, edhe Jackson përsërit fjalët e saj dhe i kërkon asaj që ta thotë sërish.

Jackson ishte shok i George Floyd dhe ka vendosur që ta ndihmojë 6-vjeçaren Gianna.

Vdekja e George Floyd, ka nxitur protesta masive në Shtetet e Bashkuara kundër diskriminimit.