Klubi i Futbollit i Prishtinës ka reaguar pas lajmeve se janë gati të transferojnë një futbollist nga një ligë e huaj.

Përmes një demanti, kryeqytetasit kanë bërë të ditur se as emrin e këtij futbollisti nuk ia dinë.

Derisa thonë se nuk do të transferojnë lojtarë nga liga të huaja, por mund t’iu marrin futbollistë ekipeve vendore.

Ky është reagimi i Prishtinës:  

Nuk do të sjellim futbollistë nga jashtë vendi!

Prishtinë, 8 qershor 2020 – Brenda pak ditësh në dy raste po qarkullon një lajm i rrejshëm nëpër disa portale se kinse Prishtina po negocion me një futbollist të huaj nga Liga tre apo katër e Finlandës të cilit as emrin nuk ia dimë.

Është çudi e madhe që përmenden tre skuadra në luftë për trofe dhe na bënë të mendojmë thellësisht në ndonjë luftë të pistë nga njëra prej klubeve të cilave nuk përmendet si e “interesuar” për shërbimet e këtij futbollisti të panjohur.

Ne Ju sugjerojmë të jeni të qetë, sepse Prishtina nuk e ka më ndërmend të sjell lojtar nga jashtë vendi, por për lojtarët brenda kampionatit tonë nuk iu garantojmë!

FC Prishtina ka fond të jashtëzakonshëm futbollistësh me të cilët jemi jashtëzakonisht të kënaqur dhe me të cilët jemi në rrugë të duhur drejt qëllimit që kemi.