Një ëndërr që quhej Drazhen Petroviç. Kjo ëndërr u shua 27 vjet më parë.

Më 7 qershor 1993, vdiq ‘Mozarti i Basketbollit’.

Derisa po kthehej nga ndeshja Kroaci-Poloni, ai vdiq pas aksidentit me veturë në Gjermani.

Atëkohë, 29-vjeçari kroat ishte basketbollisti më i mirë i Evropës në NBA.

Ai luajti kundër yjeve si Michael Jordan e shumë të tjerë.

‘Djaloshi nga Shibeniku’ kishte fituar medalje olimpike në basketboll.

Po ashtu kishte fituar një të artë dhe një të bronztë në Kampionatin Botëror dhe atë Evropian./VAR Kosova/