Zinedine Zidane ka shfrytëzuar në maksimum barazimin e Barcelonës me Celta Vigon 2-2.
Me një gol të shënuar, Real Madrid, ka mposhtur skuadrën tjetër nga qyteti i Barcelonës, Espanyol.
Golin e fitores, e shënoi mesfushori Brazilian Casemiro.
Pas një asistimi fantastik me thembër nga sulmuesi Benzema, Casemiro dërgoi topin në rrjetë.
Benzema asistoi në mënyrë pothuajse identike, sikurse Guti që i ishte asistuar francezit në vitin 2010.
Me këtë fitore, Real Madrid, mbetet lider në La Liga me 71 pikë, dy më shumë se rivali Barcelona.