Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm në Serie A.

Paraqitjet e mira, i mundësuan që të transferohet në klub më të madh, siç është Napoli.

Mbrojtësi i Hellas Verona, ku do të luajë deri në fund të verës, ka arritur një rekord sa u përket minutave të luajtura.

Amir Rrahmani ka luajtur 2505 nga 2520 minuta për Hellas Veronan këtë sezon.

Është vetëm një ndeshje ku ai nuk ka luajtur 90 minutat e plota. Ndeshja e zhvilluar më 15 gusht 2019, kundër Milanos.

Vetëm 8 lojtarë të tjerë ne Serie A, kanë luajtur më shumë minuta se kosovari.