Po bëhen përgatitjet e fundit për rikthimin e futbollit në Kosovë.
Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ është gati. Nga ora 18:00 luajnë Prishtina kundër Drenicës.
Ekipi i VAR Kosova që është në stadium, ju sjell pamjet e futbollistëve të Prishtinës, të cilët kanë dalë në fushë.
E ata të Drenicës, u dezinfektuan në tunelin dezinfektues që është vendosur te hyrja.
Gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës, shënon rikthimin e futbollit pas pauzës për shkak të koronavirusit./VAR Kosova/