Skuadra londineze, Tottenham Hotspur, i ka dhënë fund përpjekjes për transferimin e mesfushorit të Romës, Nicolo Zaniolo.
Spurs, që drejtohet nga Jose Mourinho, e kishte monitoruar nga afër progresin e 20-vjeçarit në Stadio Olimpico këtë sezon, raporton Daily Star.
Madje tentuan të bënin një ofertë shërbimet e italianit këtë verë.
Sidoqoftë, Roma e ka vendosur çmimin për yllin Zaniolo.
62 milionë euro është shumë që duhet të paguajë Tottenham nëse dëshiron shërbimet e tij.
Por Tottenham nuk janë të gatshëm të ofrojnë një shumë kaq të madhe në kohën kur është prezente kriza financiare e shkaktuar nga koronavirusi.