Mbrojtësi kroat Dejan Lovren, ka kohë që nuk po luan si startues te Liverpooli.

Prej transferimit të Virgil Van Dijk në janar të vitit 2018, ai nuk ka qenë në planet e trajnerit Jurgen Klopp.

Sipas Gazzeta dello Sport, Roma është e interesuar për transferuar qendërmbrojtësin Lovren.

Kroati do t’i bashkohet Romës, nëse giallorosët dështojnë të transferojnë mbrojtësin e Manchester United, Chris Smalling.

Ky i fundit pati paraqitje shumë të mira te Roma, që këtë sezon luajti si i huazuar.