Pesë muaj më parë legjenda e basketbollit, Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna, vdiqën pas një aksidenti me helikopter.
“Black Mamba” dhe vajza e tij, ishin me 7 persona të tjerë në bord kur helikopteri u rrëzua në janar të këtij viti.
Mediat amerikane kanë zbuluar arsyen e rrëzimit të helikopterit.
“Mos-koordinimi i mirë i pilotit me kontrollët e trafikur ishe arsyeja e aksidentit”, shkruajnë mediat amerikane.
Gjithashtu, moti i përkeqësuar ia pamundësoi shikimin pilotit Ara Zobayan, i cili nuk raportoi siç duhej për kontrollorët.
Piloti iu tha atyre se helikopteri ishte duke u ngritur, kur në fakt ishte duke zbritur pak para se të përplasej në tokë.