Kapiteni i Barcelonës Lionel Messi, nuk e ka ndërmend të largohet nga Camo Nou.

Sipas Mundo Deportivo, ai do të nënshkruaj një kontratë të re me Barcelonën deri në vitin 2023.

 Ylli argjentinas ndoshta mund të largohej për të luajtur në ndonjë ekip tjetër, por kaluzola që lejonte largimin e tij nga Camp Nou, tash ka skaduar.

Messi ishte kontratë deri në vitin 2021 dhe tash do të nënshkruajë kontratë që do ta mbajë te Barcelona deri në 2023.

Por sipas kësaj kontrate, ai e ka mundësinë të largohet më herët nëse dëshiron.