Një barazim dramatik në mes të Gjilanit dhe Ballkanit në rezultat 2-2, i ka konvenuar më së shumti Dritës e cila më këtë rezultat është shpallur kampion i Superligës për këtë kampionat. Ishte Gjilani që kaloi i pari në epërsi, por dy gola të shpejtë të Ballkanit në pjesën e dytë dhuruan emocione të mëdha deri në kohën shtesë, kur Gjilani barazoi në 2-2 duke ja shuar kështu shpresat Ballkanit për titull.
Në anën tjetër Prishtina ka mundur Flamurtarin me rezultat 3:0, përderisa Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Feronikelit, 2-1.