Bayern Munich është duke tentuar të blejë dy mesfushorë nga Premier League.

Bavarezët janë duke shqyrtuar mundësinë për të nënshkruar me mesfushorin e Tottenham Tanguy Ndombele dhe futbollistin e Chelseat, Tiemoue Bakayoko, raporton Le10 Sport.

Spurs dëshirojnë të kompensojnë shumën e plotë që ata shpenzuan për Ndombele.

Chelsea pritet të kërkojë 35 milionë euro për Bakayokon.

Dëshira për të përforcuar mesfushën vije pasi Javi Martinez dhe Thiago Alcantara që pritet të largohen gjatë verës.