Ishte fundi i dhjetorit të vitit 2013. Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë duke skijuar.

Ish-piloti i Formula 1,ishte në koma për një kohë të gjatë.

Një qytetar i Kosovës, ka një histori interesante me ngjarjen e gjermanit.

Ish-deputeti i Kosovës, Gëzim Kelmendi thotë se ishte aksidentuar me ski, pikërisht në vendin e njëjtë dhe në ditën e njëjtë me Schumacher.

“Në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin shtet (Zvicër) jemi rrëzuar gjatë skijimit unë dhe Michael Schumacher. Ata që kanë qenë me mua e dinë mirë “fluturimin” tim jashtë pistës së skijimit. Vetëm ZOTI i Madh më ka ruajtur nga lëndimi dhe nga pasojat. ELHAMDULILAH. Shpresoj dhe uroj që edhe ish- kampioni në Formula 1 Michael Schumacher, të shërohet dhe forcohet sa ma shpejtë”, ka shkruar Kelmendi në Fecebook.

Në të njëjtën pistë, ishte rrëzuar edhe këngëtarja e famshme Madonna.