Futbollistët e Liverpoolit u ndien mirë në fillim të ndeshjes kundër Manchester City, kur vendasit i nderuan, duke ia barë gardën e nderit.
Por respekti maksimal ishte vetëm në fillim.
Futbollistët e Pep Guardiolas, shënuan tri herë në portën e Alisson.
I pari ishte që shënoi kapiteni Kevdin De Bruyne nga pika e bardhë.
Golin e dytë e shënoi Sterling, pas asistit të Foden, i cili në fund të pjesës së parë shënoi për rezultatin 3-0.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në pjesën e dytë, apo futbollistët e Jurgen Klopp, do të mjaftohen vetëm me ngritjen e trofeut të pritur që tri dekada.