Presidendi i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, thotë që “nuk ka dyshim” që sulmuesi argjentinas Lionel Messi do të nënshkruaj kontratë të re me klubin.
Kontrata aktuale e 33 vjeçarit përfundon në vitin 2021.
Së fundmi kishte pasur raportime që Messi ishte i ‘ngopur’ me klubin spanjoll.
“Messi e ka thënë disa here që ai dëshiron që të pensionohet këtu dhe nuk ka dyshim që ai do të ri-nënshkruaj”, tha Bartomeu për Mundo Deportivo.
Barcelona përfundoi në vendin e dytë në La Liga, pesë pike larg kampionit, Real Madrid. Messi, që fitoi këpucën e artë në La Liga me 25 gola ka thënë që “gjërat duhet të ndryshojnë” në klub.