Dy skuadra nga Manchesteri janë mposhtur në gjysmëfinale të FA Cup dhe të dyja u mposhtën nga dy skuadra nga Londra.
Fillimisht Manchester City u mposht të shtunën nga Arsenali me rezultat 2-0.
Kurse sot, Manchester United është mposhtur nga skuadra tjetër londineze, Chelsea.
Blutë fituan 3-1, me golat e shënuar nga Giroud, Mount dhe Maguire autogol.
Golin e vetëm për ‘djajtë e kuq’ e shënoi Bruno Fernandes nga pika e bardhë.