Vedat Muriqi ka mbyllur në mënyrën më të keqe këtë sezonë në kamapionatin turk.

Ai është ndëshkuar me karton të kuq pas vetëm 26 minutave lojë në ndeshjen që po zhvillohet ndërmjet Beshiktash dhe Fenerbahce.

Duke ditur që kjo është ndeshja e parafundit e superligës turke për këtë sezon, i bie që sezoni ka përfunduar për Muriqin.

Kosovari ishte shumë fatkeq sonte duke ditur që në stadium kishte disa përfaqësues të skuadrave evropinae për të përcjellur atë.