Flamurtari është përshendetur nga Superliga e Kosovës pasi që u mposhtë nga Gjilani me rezultat 0-1. Në anën tjetër Trepça ’89 ka përmbysur rezultatin nga 0-1, në 2-1 kundër Prishtinës. Kampioni Drita u mposhtë nga Ballkani me rezultat 2:1.

Drenica krejt në fund të 90 minutave ka arritur të shënojë një gol ndaj Dukagjinit të ç’regjistruar qysh moti nga Superliga. Në ndeshjen që nuk kishte kurrfarë rëndësie sa i përket pozicionimit në tabelë, u shënuan një mori golash ku Vushtrria mundi Llapin me rezultat 5:3.

Kosovën në garat europiane do t’a përfaëqësojnë Drita dhe Gjilani, përderisa përfaqësuesi i tretë do të vendoset pas finales së kupës që do të zhvillohet javën tjetër.