Pas 370 ndeshjeve, shtatë shkarkimeve të trajnerëve – përfshirë tre në Watford – dhe me dhjetëra intervenime të VAR, sezonit të stërgjatur të Premiere Leagues po i vie fundi edhe pse akoma ka shumë gjëra që të zgjidhen sot.
Në rrethana normale, kamerat do të spikasnin tifozët e klubeve që do të largohen nga liga, por kjo nuk do të ndodhë për shkak të pandemisë.
Sidoqoftë, tifozët e Bournemouth, Watford dhe Aston Villa do të kenë një ditë të tensionuar pasi që këto tri skuadra do të përpiqen që të shmangin bashkimin me Norwich në Championship.
Të tri këto ekipe që dallojnë për tri pikë, me gol-dallim pothuajse të njëjtë do të luftojnë për një vend në Premiere League.
Aston Villa që aktualisht është jashtë zonës që dërgon në Championship për shkak të gol-dallimit, do të përballet si mysafirë me West Ham që tani janë të sigurtë, Watford i vendit të 18 viziton finalistin e FA Cup, Arsenal, përderisa Bournemouth që renditet i 19-ti do të takohet me Everton të mesit të tabelës.
Analistët e të dhënave të sportit Gracenote kanë përdorur Indexin e tyre Euro Club për të parë gjasat për rënie nga liga të atyre që po përpiqen të qëndrojnë.
Gjasat për të rënë nga liga për Bournemouth janë në 95%, për Watford 77.5% , përderisa për Aston Villan shifrat janë në 28.5%
Të gjitha ndeshjet do të fillojnë në ora 16:00 sipas kohës lokale.
Kush do të luaj në garat europiane?
Përderisa Livepool dhe Manchester City i kanë siguruar biletat për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, Chelsea, Liecester dhe Manchester United do të luftojnë për dy vendet tjera që dërgojnë në këtë ligë.
Man United që janë të renditur në vendin e tretë, do të sigurojnë një vend në top katërshe nëse e shmangin një humbje nga Liecester i vendit të pestë. Në anën tjetër, Chelsea, që është vetëm një pikë largë Liecester, iu duhet vetëm një pikë kundër Wolves që janë në vendin e gjashtë. Leicester do të siguronte një vend në top katërshe nëse do të fitonin kundër Manceshter United.