Çdo ditë e më shumë talentët kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, po zgjedhin të luajnë për vendlindjen.

I fundit që ka bërë këtë zgjedhje është Behadil Sabani. 20-vjeçari do t’i bashkohet Kosovës U21.

Mesfushori defanziv ka nënshkruar së fundi me skuadrën holandeze FC Emmen.

Ai u transferua nga Gjermania (Mönchengladbach).