Lirim Kastrati ka ndërruar sërish skuadër. Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës U-21, tash do të luajë në kampionatin hungarez.

Nga Bologna në Serie A, ai është transferuar te skuadra hungareze Ujpest.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra nga Hungaria.

“Ndihem mirë që kam qenë në gjendje të nënshkruaj me Ujpestin. Kjo është një gjë e shkëlqyer për mua, pasi kam luajtur deri tani në ekipe të të rinjve në Itali, kështu që unë jam shumë i lumtur që kam mundur të ndërmarr këtë hap të parë dhe shumë të rëndësishëm drejt futbollit profesionist senior. Siç mund ta shoh, jam futur në një ekip të shkëlqyeshëm, do të kem konsistencë të mirë dhe shokë të mirë të skuadrës. Kam besim se do të jemi në gjendje të arrijmë rezultate të këndshme me ekipin”, tha Lirim Kastrati për faqen zyrtare të klubit.

Kastrati një kohë kishte stërvitur me legjendën e Romës, Francesco Totti dhe ish-kapitetnin Daniele De Rossi.