Për nder të legjendës së futbollit Fadil VokrrI, të enjten nga ora 19:00 do të luhet një ndeshje revyale e futbollit mes Veteranëve dhe ekipit të Estradës.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Për shkak të pandemisë ndeshja do të luhet pa shikues, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.

Nesër do të ishte ditëlindja e 60-të e Fadil Vokrrit, i cili vdiq më 9 qershor të vitit 2018 nga sulmi në zemër.