Javë më parë, ai u bë futbollisti më i ri që debuton në La Liga.

15-vjeçar Luka Romero, që të gjithë e krahasojnë me Lionel Meesin, u bë lajm në të gjithë botën.

Por krahasimet me kapitenin e Barcelonës, duket se po e bezdisin adoleshentin nga Argjentina.

“Kjo më bezdis mua sepse është vetëm një Messi”, ka thënë Romero, në një intervistë për Fox Sports.

“Unë dua të bëj emër për vete në futboll si Luka Romero”, ka thënë argjentinasi.

Romero nuk ka bërë ende paraqitje për ekipin e parë të Argjentinës dhe ai ka ende mundësi ta zgjedhë edhe Meksikën dhe Spanjës.

“Unë mund të zgjedh, por nëse Argjentina më do ende, unë do të vazhdoj të luaj atje. Nëse është e mundshme, unë dua të luaj për ekipin kombëtar të Argjentinës”, ka thënë Luka Romero.

Ai debutoi në muajin qershor në ndeshjen Mallorca-Real Madrid.