Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, duket se nuk ka qenë aspak i kënaqur me paraqitjen e Feronikelit në takimin e sotëm ndaj Ballkanit.
Skuadra e tij ka humbur ndaj Ballkanit me rezultatin minimal 0:1 – e kjo s’i pëlqeu aspak kryetarit të Komunës së Drenasit, i cili kishte një mesazh disa minuta para se të mbyllej ndeshja, raporton Gazeta Blic.
“Drita Kampion”, tha ai me zë të lartë rreth minutës së 91-të të ballafaqimit.
Normalisht se mos prania e tifozëve në stadium, bëri që mesazhi i tij të ndëgjohej nga të gjithë dhe personat që ishin afër tij ia plasën të qeshurave.