Ish-shoferi i Formulës 1 dhe kampioni paralimpik, Aleks Zanardi është transferuar në një qendër të specializuar shërimi, një muaj pasi pësoi lëndime të rënda në kokë në një aksident me karrocën e tij.
53-vjeçari italian ishte në gjendje kome dhe ka kryer tre operacione në spitalin e Siena’s Santa Maria al Scotte të Siena-s që nga aksidenti gjatë një gare rrugore pranë qytetit italian më 19 qershor.
Zanardi, i cili garoi për katër ekipe të Formula 1 në vitet 1990, iu desh që të dy këmbët e tij të amputoheshin mbi gju pas një përplasjeje të tmerrshme në një garë në Gjermani në shtator 2001.