Skuadra Ballkani nga Suhareka ka prezantuar futbollistin e ri, të cilin e ka transferuar.
Ai është mesfushori nga Mali i Zi, Armin Bonsnjak.
Klubi nga Suhareka e ka prezantuar këtë blerje në rrjetin social Facebook.
Armin Bosnjak, është futbollisti i FC Ballkani
Kemi kënaqësinë tē ju informojmë se mesfushori ofanziv nga Mali i Zi, sot në ambientet e klubit ka firmosur kontratë e cila e lidh me klubin për tre vite të ardhshme.
Armin Bosnjak ka qenë pjesë e klubeve në ligat e Malit të Zi, si: FK Jedinstvo, FK Iskra, FK Rudar, FK Zeta. Me klubet Rudar dhe Zeta ka përvojë ndërkombëtare pas qe ka luajtur në Europë me këto klube. Ishte pjesë e përfaqësueses së Malit të Zi për grupëmoshat U/17 dhe U/19
Na priftë e mbara Armin.
Suharekë,18.08.2020




























