Me dy asistime dhe një gol, argjentinasi Angel Di Maria, e ka dërguar skuadrën e tij Paris Saint-Germain në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori.
Di Maria asistoi në minutën e 13-të për brazilianin Marquinhos, i cili shënoi me kokë për 1-0.
Në përfundim të pjesës së parë, Di Maria shënoi pas asistim të brazilianit Neymar.
Di Maria ishte i përfshirë direkt edhe në golin e tretë të PSG-së. Në minutën e 56-të, ai asistoi për Juan Bernat.
Ky ishte asisti i 26-të në Ligën e Kampionëve, duke u barazuar me bashkëkombasin e tij, Lionel Messi. Vetëm Cristiano Ronaldo ka më shumë asiste se ata, 28.
PSG tash janë në finale të Ligës së Kampionëve, ku do të luajnë me fituesin e gjysmëfinales tjetër që zhvillohet të mërkurën (nesër) ndërmjet Bayern Munich dhe Lyon./VAR Kosova/



























