Futbollisti i Wolves Adama Traore ka pasur një moment në ndeshjen e djeshme kundër Sevillas ku për pak sekonda kaloi pothuajse të gjithë fushën duke dribluar çdo kënd i që i dilte përpara, derisa në fund u pengua dhe nxori penalti.

Mirëpo, ajo çfarë ka marrë vëmendjen e shikuesve të futbollit gjatë ditës së sotme, është komentimi i këtij vrapimi të bishës Traore.

Wolves nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë, derisa pranoi gol në minutën e 85.

Me këktë humbje, ka përfunduar kështu rrugëtimin në garat evropiane./VAR Kosova/