Të martën Tirana do të jetë nikoqire e skuadrës serbe, Cërvena Zvevdës.

Drejtues të kësaj skuadre kanë kërkuar që për shkaqe sigurie, të kenë një hyrje speciale nga VIP.

Kjo kërkesë është refuzuar nga shteti shqiptar, duke thënë se ‘aeroporti nuk ka ndonjë fluks të madh dhe nuk ka përse të ketë ndonjë masë speciale, të paktën në aeroport’.

Megjithatë, për klubin serb gjatë tërë kohës do të kujdesen forca të shtuara të policisë.

Ndeshja mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës do të luhet ditën e martë në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania.