Skuadra franceze Reims, luan sot ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligue 1.

Pjesë e këtij klubi janë edhe dy mesfushorët e Kosovës, Arbër Zeneli dhe Valon Berisha.

Të dy kosovarët do të jenë startues në ndeshjen kundër Monacos.

Në ndeshjen që fillon në ora 13:00, Valon Berisha, pritet ta bëjë debutimin e tij në Francë.