Maurizio Sarri është fytyra tragjike e futbollit sot. Pak orë më parë, pas vetëm një sezoni të kaluar në Juventus, drejtuesit e klubit vendosën ta shkarkojnë.
Sarri nuk arriti të kaloj në fazën tjetër të Champions League pasi që u mposhtën nga ekipi francez Lyon.
Sarri kaloi te Juventus pas vetëm një sezoni tek Chelsea. Kaq i zgjati edhe në Juventus.
Mirëpo, Sarri që karrierën e trajnerit e kishte nisur në vitin 1990, deri më tani ka ndërruar plotë 20 klube, shkruan VAR Kosova.
Për 30 vite karrierë, Sarri ka drejtuar 20 klube të futbollit por asnjë më shumë se 3 vite.
Karrierën e kishte nisur me ekipe të garave të ulëta, ku në sezonin 1990-1991, Sarri kishte drejtuar ekipin Stia.
Karriera e Sarrit me ekipe të rangut të ulët kishte vazhduar për 15 vite, kur në 2005 ishte bërë trajneri i Pescars, por edhe aty për vetëm një sezon, për të kaluar tek Arezzo, e Avellino, para se ta merrte drejtimin e Hellas Veronës në vitin 2008, ku qëndroi për vetëm pak muaj.
Në 2015, ai mori drejtimin e Napolit, pasi kishte kaluar 3 vite tek Empoli.
Në Napoli, Sarri shfaqi një lojë interesante me shumë presing e dalje përpara, ku për 3 vite rresht ishte në garë me Juventusin deri në fund për titullin e kampionit.
Në 2018, Sarri u largua nga Napoli, për të shkuar tek Chelsea, por aventura e parë jashtë Italisë nuk i zgjati më shumë se 1 vit.
Nga aty u kthye tek kampionët e Italisë, Juventus, ku punën e përfundoi para kohë, pas vetëm 1 viti.
Trajneri karizmatik, që nuk mund t’i kalojë 90 minutat pa pirë duhan, pritet ta vazhdojë karrierën në ndonjë klub tjetër, pasi që momentalisht ka mbetur pa punë./ VAR Kosova/