Remzi Ejupi ka folur në lidhje me anulimin e ndeshjes mes Lincoln Red Impsit të Gjibraltarit dhe kryeqytetasve.

Ejupi ndër të tjera ka zbuluar një fakt interesant dhe befasues.

Ejupi zbuloi se ishte një ish-futbollist i Lincoln ai që ua mori mostrat e strishove lojtarëve të FC Prishtinës.

“Nuk është çudi kjo, pasi shumica e lojtarëve kanë profesione tjera”, ishte komenti nga analistët e Kanal 10.

“Kam parë dhe kam dëgjuar që lojtarët [e FC Prishtinës] edhe pse jemi munduar që t’i bindim që të rrinë në shtëpi dhe të jenë sa më shumë të kujdesshëm, shumica e tyre e kanë kaluar kohën nëpër kafiteri”, ka deklaruar Ejupi.

Ejupi, president i FC Prishtinës ka thënë se nesër skuadra do t’i nënshtrohet testeve sërish për COVID-19 në Prishtinë.