Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka folur për paraqitjen e skaudrave kosovare në Evropë.

I njohur si ‘Baba’ në futbollin kosovar, Munishi shumë shpesh bënë deklarata të cilat bëhen lajm në të gjithë Kosovën.

Në Kanal10, Munishi ka lavdëruar skuadrën të cilën e drejton, duke thënë se është shumë më e mirë nëse krahasohet me skuadrat tjera në futbollin e Kosovës.

“Ballkani është Ferrari, ekipet tjera janë si traktorë. Është njëjtë si me dal me traktor në autostradë”, tha Munishi.