Klubi nga kryeqyteti spanjoll, Atletico Madrid kishte njoftuar gjatë ditës së djeshme se dy pjesëtar të klubit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sot gjatë ditës, klubi spanjoll ka njoftuar se bëhet për futbollistët Angel Correa dhe Sime Vrsaljko.
Klubi ka njoftuar se përveç Correas dhe Vrsaljkos asnjë pjesëtar tjetër i klubit nuk ka rezultuar pozitiv pas ri-testimit.
“Shërbimi mjekësore i klubit ka marrë autorizimin nga të dy rastet për të zbuluar identitetet dhe për t’i dhënë fund spekulimeve”, thuhet në deklaratën e klubit.
Sipas klubit as Correa as Vrsaljkos nuk kanë treguar simptoma.
Klubi ka testuar edhe anëtarët e familjes së dy lojtarëve, të cilët kanë rezultuar negativ.