Liverpooli është përforcuar me një mbrojtës të krahut të majtë. Fjala është për grekun Kostas Tsimikas i cili vije nga Olympiakos.
24-vjeçari i është bashkangjitur klubit anglez për një shumë prej 13 milionë eurosh dhe kontrata do të jetë e vlefshme për pesë vite.
“Jam shumë i lumtur, jam shumë i nderuar që jam këtu”, tha Tsimikas.
“Është nder të jesh këtu dhe do t’a jap më të mirën. Për mua, ky është klubi më i madh në botë”.
Tsimikas, i cili thotë që ishte vëllai i tij që e bëri atë tifoz të Liverpoolit qysh kur ishte fëmijë, bëhet transferi i parw i Liverpoolit për këtë verë.
Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp tha se e ‘e kemi përcjellë Kostas për një periudhë të gjatë dhe jemi shumë të lumtur që ai na është bashkangjitur. Është lajm shumë i mire para se ne të bëhemi bashkë prapë së shpejti”
“Ai është një lojtar shumë i mire me një personalitet fitues dhe garues, më të vërtetë me pëlqen mentaliteti i tij. Ai përputhet në mënyrë perfekte me atmosferën dhe dëshirën që tashmë ne veç e kemi”, përfundoi Klopp./VAR Kosova/



























