FourFourTwo i ka ra renditur të gjitha 27 ekipet që kanë fituar turneun dhe gjigantët katalunas, të udhëhequr nga Pep Guardiola, qëndrojnë mbi të gjithë.

Ata kanë mundur Manchester United 2-0 në një finale të dominuar në tërësi e kanë dominuar garën nga fillimi në fund. Barcelona e Guardilës konsiderohet shpesh si ekipi më i mirë në historinë e klubit dhe nuk është vëshitrë të vërehet pse.

Manchester United si fitues i trefishtë i 1999 ëshe i dyti, përderisa Bayern Munich, që luajnë sonte në finale kundër Paris Saint-Germain, janë të tretit pas fitores së trefsihtë të tyre në vitin 2013.

Shihni më poshtë listën e plotë:

27. Marseille (1993)

26. Chelsea (2012)

25. AC Milan (2003)

24. Porto (2004)

23. AC Milan (1994)

22. Manchester United (2008)

21. Inter Milan (2010)

20. Real Madrid (2016)

19. Borussia Dortmund (1997)

18. Real Madrid (1998)

17. Liverpool (2005)

16. Juventus (1996)

15. Real Madrid (2000)

14. Liverpool (2019)

13. AC Milan (2007)

12. Barcelona (2006)

11. Bayern Munich (2001)

10. Barcelona (2011)

9. Real Madrid (2002)

8. Real Madrid (2014)

7. Ajax (1995)

6. Real Madrid (2017)

5. Real Madrid (2018)

4. Barcelona (2015)

3. Bayern Munich (2013)

2. Manchester United (1999)

1. Barcelona (2009).

Në finalen e sotme, Bayern është duke kërkuar titullin e gjashtë në Ligën e Kampionëve përderisa PSG është duke luajtur finalen e tyre të parë.

Bayern e ka fituar për herë të fundit këtë trofe në vitin 2013 dhe portieri aktual Manuel Neuer, që ishte pjesë e ekipit edhe para shtatë viteve, mendon që ekipi është edhe më i fortë tani.

“Ne jemi më mirë të pozicionuar si tërësi. Ne kemi tani një klasë që nuk përfshinë vetëm ekipin prej 18 lojtarëve, është fantastike çfarë ekipi kemi”.