Një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit, fenomeni Ronaldo i ka dhënë disa këshilla pa para për ish-klubin e tij, Real Madridin.

Për Ronaldon Real Madrid do të bënte një investim të madh për të ardhmen nëse gjatë kësaj vere do të transferonin francezin 22-vjeçar, Kylian Mbappe.

Madje Ronaldo i ka preferuar Real Madridit Mbappen para bashkatdhetarit të tij, Neymar.

“Neymar është 28 vjeç ndërsa Mbappe është 22. Si një investim, do të ishte më logjike të sillnin më të riun [nga të dy]”, tha braziliani.

Sidoqoftë, Ronaldo shpreson që Neymar të mund të fitojë në Champions League.

“Ai duhet të fitojë Liga e Kampionëve për të përfunduar sezonin e tij”, tha Ronaldo.

Sot në ora 21:00, PSG dhe Bayern Munich do të ndeshen në finalen e ligës së kampionëve./VAR Kosova/