Në Allianz Arena, sonte luhet një prej ndeshjeve më interesante të 1/16 së ligës së kampionëve, ku takohen Bayern Munchen dhe Chelsea.

Bayern ka fituar ndeshjen e parë me rezultat bindës 3-0 si mysafirë dhe gjasat që Chelsea të bëjë ndonjë përmbysje janë të vogla.

Megjithatë kjo ndeshje shihet si një mundësi e mirë për sulmuesin e ri e të talentuar shqiptar, Armando Broja. Ai i është bashkangjitur ekipit A të Chelsea së bashku me disa lojtarë tjerë të rinj.

Broja ka luajtur vetëm një ndeshje me ekipin e parë të Chelsea dhe atë si zëvendësues në fitoren 4-0 ndaj Everton./VAR Kosova/