Ish-lojtari i Manchester United ka thënë se nuk kishte armiqësi në mes tij dhe kolegut portugez.

Wayne Rooney e ka pranuar dhe pika më e ulët në futboll erdhi në 2006 në Kupën e Botës në çerek finale kundër Portugalisë, ku ai u largua nga loja.

Duke fituar garën me kohën për të qenë i gatshëm për turne, Rooney kurrë nuk e arriti potencialin e tij në Gjermani dhe turneu për të përfundoi në mënyrë të diskutueshme pasi shoku i skuadrës në Manchester United Cristiano Ronaldo luajti një rol në këtë përjashtim duke u zënë duke ia shkelur syrin kolegut të tij të Old Trafford pasi ai u përjashtua për pjesën e dytë.

Rooney, megjithatë, e ka pranuar se ai ishte gabim dhe zbuloi se ka kërkuar shpejt të falur nga bashkë sulmuesi.

“Kishte një ndërhyrje të palejueshme të qartë, ishte një faull i pastër i ish sulmuesit të Chelsea-it Ricardo Carvalho që po më shtynte dhe tërhiqte mua dhe Petit erdhi nga ana tjetër,” shkroi Rooney në një kolumne në The Times.

“Referi Horacio Elizondo nuk ndërmori asgjë dhe unë e vendosa këmbën mbi Carvalho-n — është një nga ato momentet kur nuk mendon asgjë.

E dija që ishte karton i kuq dhe në zhveshtore e shikova pjesën tjetër të lojës në një televizor të vogël, duke menduar: ‘Nëse fitojmë, jam i suspenduar për gjysëm finale dhe finale të Kupës së Botës dhe nëse humbim është faji im.’ Kjo ishte ndjenja më e keqe dhe më e pazakontë që kam pasur në futboll.

“E kisha telefonin në dorë dhe po merrja tërë ato mesazhe rreth Ronaldo-s. Sigurisht, kur ai vrapoi për ti kërkuar Elizondo-s të më largonte, unë e shtyva. Në atë moment nuk e besoja se ai po e bënte këtë. Por, ulur në atë zhveshtore pata kohë të qetësohesha dhe të mendoja.

 “E vendos veten në vend të Ronaldos. A do të veproja njëjtë? Ndoshta. A do ti kërkoja referit që ta përjashtonte? Po ta meritonte të kuqin, po të na ndihmonte të fitonim — po, pas dyshim. Do ta bëja nesër. Mendova: ‘Në fakt, unë u mundova ta ndëshkoja atë në pjesën e pare për simulim.’ Sa i përket shkeljes së syrit nuk kam pare asgjë. Nuk ishte asgjë.

“Kështu u qetësova. Shkova pastaj në tunel. Mendova se ishte e rëndësishme të flisja me të ballë për ballë. Ai më dha një shikim sikur kërkonte falje. I thashë se nuk kam ndonjë problem me ty. Kënaqu me turneun dhe fat. Shihemi në pak javë – dhe le të kthehemi dhe ta fitojmë ligën. Anglia humbi në penalti pas një barazimi pa gola, me Frank Lampard, Steven Gerrard dhe Jamie Carragher që të gjithë dështuan nga 11 metra, ndërsa Ronaldo e shndërroi goditjen vendimtare në fitore 3-1.