Ende pa u larguar zyrtarisht, Barcelona është duke planifikuar të zëvendësojë kapitenin Lionel Messi.
Futbollisti i Liverpoolit, Sadio Mane, po shihet si zëvendësim i kapitenit të Barcelonës, Lionel Messi, në rast se largohet përfunidisht nga Spanja.
Sipas TMW, senegalezi do të ishte i gatshëm të transferohej në Camp Nou.
Leo Messi së fundi ka kërkuar largimin nga Barcelona, pas turpërimit 8-2 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.