Sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, do të mbetet pa skuadër.
Kosovari do të largohet nga skuadra e tij Sheffield Wednesday, për të kërkuar një klub të ri.
Me fanelën e kësaj skuadre angleze, Nuhiu ka shënuar plotë 50 gola.
Klube të ndryshme nga Anglia, por edhe të ligave tjera, kanë shprehur interesim për sulmuesin e Kosovës.
Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra e ardhshme e Nuhiut.