Pedri po pret me padurim ta përjeton jetën si lojtar i Barcelonës dhe si 17-vjeçar është i lehtësuar që përfundoi duke iu bashkuar Barcelonës në vend të Real Madridit.
I riu kishte një prove tek Los Blancos, por ishte Azulgrana i cili lidhi marrëveshje me të.
“Dy apo tri vite më pare shkova tek Madridi për prova,” i tha Pedri told YouTuber-it DjMaRiiO.
“Isha aty për një javë por ata më thane se duhej të vazhdoja të punoja. Nuk dëshironin të nënshkruanin me mua.
“Sezonin e kaluar e fillova para-sezonin me Las Palmas por, Barcelona nënshkroi me mua para se unë të përfundoja.
“Unë kisha nënshkruar tashmë pas lojërave të para sezonit, ishte një ëndërr e imja që në fëmijëri.
“Ishte shumë më mirë që Barcelona më ftoi dhe unë e fitova këtë mundësi.”
Ishullori Kanarian tani është shok skuadre me Lionel Messin, diçka me të cilën ai po ka vështirësi të mësohet.
“Nervozohem kur e shoh këtë,” e pranoi adoleshenti.
“Ai është më i miri në botë, por në fushë do të harroj se më kënd po luaj dhe do të jetë si të jem duke luajtur me dikë tjetër.
“Jam i kënaqur që e takoj secilin, të gjithë janë të mëdhenj dhe do ta shijoj para sezonin shumë, dhe nëse qëndroj, tërë sezonin.”
Pedri ka gjasë të huazohet nga katalanët për sezonin 2020/21, dhe kjo nuk është diçka të cilën ai e kundërshton.
“Do të jem i lumtur të shkoj si huazim, nëse ka mundësi,” tha ai.
“Ka oferta nga ana gjermane. Nuk do e kisha problem po të provoja diçka jashtë vendit. Gjëja më e rëndësishme për mua është të vazhdoj të luaj dhe të rritem si futbollist. E di që do të duhet të punoj sa më shumë që të jetë e mundur për ta pasur një mundësi të qëndroj. Le të shohim.”