Ndonëse u tha se kishte një marrëveshje ndërmjet Lazios dhe sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, klubi i kosovarit Fenerbahçe, e mohojë një gjë të tillë.
Lazio duket se do ta humbasë këtë marrëveshje tjetër të bërë, pasi për Muriqin ka shprehur interesim edhe rivali i qytetit Roma, por edhe Milano.
Mediat në Itali raportuan se Lazio dhe sulmuesi kosovar, kishin rënë dakord për një transferim në vlerë 18 milionë euro.
Mirëpo edhe marrëveshja me Muriqin është drejtë dështimin, njëjtë sikurse ajo me ish-mesfushorin e Manchester City, David Silva.
Sipas siamolaroma.it, Roma dhe Milano kanë shprehur interesimin e tyre për Muriqin dhe pritet të fillojë ‘një luftë ofertash’.
Sulmuesi 26-vjeçar i Kosovës, këtë sezon në Turqi ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 7 asistime në 36 ndeshje për Fenerbahçe./VAR Kosova/




























