Interi humbi në finale të Europa League nga skuadra spanjolle, Sevilla.

Skuadra nga qyteti i modës, është e para skuadër italiane në 21 vjetët e fundit që arrin në këtë fazë të kësaj gare.

Në vitin 1999 kur në Kosovë lufta ishte duke përfunduar, skuadra italiane Parma, kishte fituar Europa League.

Që nga ajo kohë, asnjë skuadër Italiane, nuk ka luajtur në finale të kësaj gare evropiane.

Parma e kishte fituar në finale kundër skuadrës franceze, Marseille më 12 maj 1999./VAR Kosova/