Ish-reprezentuesi i Zvicrës, Pajtim Kasami, është duke luajtur në këtë shtet.

Ai është pjesë e skuadrës së Sionit, skuadër kjo që ka mbyllur pjesën e parë më barazim falë golit të Kasamit.

Futbollistët e skuadrës Servette si vendase, kaluan të parët në epërsi në minutën e 22-të.

Ishte Kone ai që shënoi për rezultatin 1-0.

Pak minuta para fundit të pjesës së parë, pas një goditje dënimi, topi u harkua në zonë dhe Pajtim Kasami bëri një goditje të mrekullueshme me kokë për të mposhtur portierin./VAR Kosova/