Dy gola të shënuar dhe të dy në pjesën e dytë, e kanë dërguar skuadrën gjermane Leipzig në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjermanët mposhtën me rezultat 2-1 skuadrën spanjolle Atletico Madrid, skuadër kjo që kishte eliminuar kampionin e Anglisë, Liverpoolin.

Golin e parë e shënoi Dani Olmo në minutën e 51-të, derisa 20 minuta më vonë Atletico barazojë shifrat përmes Joao Felix, që ishte i saktë nga penaltia.

Pak minuta para fundit, kur Atletico po shpresonte që të kthente rezultatin në favor të vetin, gjermanët shënuan golin e fitores.

Amerikani Tyler Adams shënoi e 88-të për këtë fitore të rëndësishme.

Në gjysmëfinale, Leipzig do të përballet me fituesin e mbrëmshëm, Paris Saint-Germain.